Nuk mundi të shihte golin e Brojës

Futboll

Nuk mundi të shihte golin e Brojës

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 11:33
Nuk mundi të shihte golin e Brojës

Chelsea ka nisur parapërgatitjet për sezonin e ri, ndërsa ditën e djeshme kanë zhvilluar edhe testimin e parë miqësor.

Në takimin kundër Peterborough ka lënë gjurmë edhe Armando Broja, i cili tundi rrjetën dhe shënoi një asist duke i dhënë sinjalet e duhura Tuchel-it. Por fatkeqësisht tifozët nuk kanë mundur të shohin dot golat e skuadrës së Chelsea-t e as paraqitjen e sulmuesit shqiptar.

Mungesa e transmetimit të kësaj miqësoreje ka mërzitur jo pak edhe presidentin e bluve të Londrës.

Roman Abramovich është frustruar nga fakti se nuk mund të shihte dot testin e parë të klubit të tij, për këtë arsye i ka bërë kërkesë pronarit të Peterborough, Darragh MacAnthony, për të shpërndarë ndeshjen e tyre private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat