Chelsea shpreh interesim për sulmuesin e Bayernit

Futboll

Chelsea shpreh interesim për sulmuesin e Bayernit

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:09
Chelsea shpreh interesim për sulmuesin e Bayernit

Klubi anglez Chelsea ka shprehur interesim për sulmuesin e Bayern Munchen Robert Lewandowski.

Sipas ‘The Sun’, drejtuesit e Chelseas po synojnë transferimin e një top-sulmuesi gjatë afatit kalimtar të verës.

‘The Blues’, kanë qenë shumë të interesuar për Erling Haaland, por duket se tani kanë kthyer vëmendjen tek sulmuesi i Bayernit.

Thuhet se tani futbollisti polak është objektivi primar për klubin anglez të cilët po përgatitin një ofertë në drejtim të tij prej rreth 60 milionë euro.

32-vjeçari, ka kontratë me klubin ‘Bavarez’ deri më 30 qershor të vitit 2023.

Lewandowski, sezonin e kaluar zhvilloi 40 paraqitje me klubin e tij në të gjitha garat, duke realizuar 48 gola dhe nëntë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat