Sanches ndihmoi skuadrën franceze

Futboll

Sanches ndihmoi skuadrën franceze

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 15:11
Sanches ndihmoi skuadrën franceze

Edhe pse fokusi kryesor mbetet tek e ardhmja e Lionel Messit, Barcelona mbetet e koncentruar edhe ne afatin kalimtar veror për ta konsoliduar skuadrën para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Sipas lajmeve të fundit nga gazeta spanjolle “AS” Barcelona është e etur për të nënshkruar një marrëveshje me mesfushorin Renato Sanches.

“Blaugranët” nuk mund të përballojnë çmimin prej 35 milionë eurove sa po kërkon Lille për portugezin, por dëshirojnë ta sjellin atë në formë huazimi me mundësinë e blerjes përfundimtare pas një viti.

Sanches ndihmoi skuadrën franceze të fitonte titullin në Ligue 1 sezonin e kaluar, dhe gjithashtu ka qenë i lidhur me Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat