Partizani afroi Stenio Junior...

Futboll

Partizani afroi Stenio Junior...

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 16:45
Partizani afroi Stenio Junior...

Në janar të këtij viti Partizani afroi Stenio Junior. Ata që e kishin ndjekur Shkëndijën e Tetovës e njihnin mirë, sepse në 6 vitet e tij me fanellën kuqezi braziliani kish qënë protagonist duke fituar 2 tituj, 1 kupë dhe duke realizuar 45 gola, por për disa të tjerë më pak të ndjeshëm ndaj ligës maqedonase, ishte një i panjohur, e kur këta të fundit morën vesh që te Riga e Letonisë nuk kishte bërë ndonjë diferencë shpejtuan ta quanin dështim pa nisur ende aventura e tij me demat.

Trajneri Daja nuk e aktivizoi në formacion për gati 1 muaj dhe ndeshjen e parë si titullar e luajti kundër Bylisit, pa lënë ndonjë gjurmë të madhe, megjithatë goli erdhi një javë më vonë kundër Kastriotit në Kamzë.

Braziliani luajti edhe dy ndeshje të tjera titullar dhe edhe për shkak të shqetësimeve fizike përfundoi sërish në stol, aq sa për të rikapur formacionin iu deshën thuajse dy muaj. Nga ai çast, pra nga goli me Bylisin në Air Albania, Stenio nuk u ndal më duke shënuar edhe 4 të tjerë, duke marrë qëndrën e skënës. Partizani nuk ia doli të shpallej kampion për vetëm 1 pikë, por fitoi një futbollist me shumë cilësi dhe 30-vjeçari rinis aty ku e la.

Në 2 ndeshje të Conference League ka realizuar 4 gola dhe dhuruar 3 asiste, një restart perfekt për atë që me largimin e  Asanit e Çinarit, pritet të jetë ylli më i shndrritshëm i demave të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat