Chelsea është e gatshme të heq dorë

Futboll

Chelsea është e gatshme të heq dorë

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 18:17
Chelsea është e gatshme të heq dorë

Chelsea është e gatshme të heq dorë nga Callum Hudson-Odoi në këtë afat kalimtar.

Skuadra londineze nuk mbështetet më te talenti anglez dhe janë të gatshëm që të arrijnë marrëveshje me Bayern Munichu.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, Chelsea i ka bërë të ditur Bavarezëve se nëse e duan Hudson-Odoin, atëherë duhet të ofrojë Kingsley Comanin.

Kampioni i Bundesligës ka kohë që po tenton të transferojë anglezin, mirëpo The Blues kishin refuzuar shitjen e tij.

Por, Chelsea tani është e gatshme që të largojë lojtarin, mirëpo vetëm nëse pranon në marrëveshjen Comanin, raporton EO.

Bayerni po kërkon shkëmbim kokë më kokë, mirëpo blutë duan edhe para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat