Qeqa “godet” Batatinën: Kemi një të përbashket, se kemi idenë çka është puna e trajnerit

Futboll

Qeqa “godet” Batatinën: Kemi një të përbashket, se kemi idenë çka është puna e trajnerit

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 09:12
Qëndresa Krelani

Gazetarja e mirënjohur e sportit në Kosovë, Qëndresa Krelani e ka bërë një deklaratë interesante në lidhje me trajnerin Tahir Batatina.

Deklarata e “Qeqës” vjen pas eliminimit të Llapit nga Liga e Konferencës.

Sipas saj, Batatina nuk është “trajner i futbollit, por vetëm sponsor”.

“Kjo çfarë ka ndodhur në Llap, nuk më duket aspak e habitshme”, ka deklaruar Krelani duke vazhduar:

“Unë dhe trajneri i Llapit e kemi një të përbashkët, nuk e kemi idenë se çfarë është me qenë trajner”.

“Në profesionet tona jemi shumë të mirë, unë jam gazetare e mirë dhe ai është sponsor shumë i mirë dhe këtu mbyllet gjithçka”, tregoi ajo.

“Futbollistët e Llapit kanë arritur shumë për faktin se nuk e kanë një trajner”, shtoi “Qeqa” Krelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat