​Van de Beek i ofrohet Barcelonës

Futboll

​Van de Beek i ofrohet Barcelonës

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 13:45
​Van de Beek

E ardhmja e Donny van de Beek në Manchester United është shumë e pa sigurt dhe, sipas raporteve në shtypin anglez, ai i është ofruar Barcelonës.

Pas dështimit për të siguruar shërbimet e Georginio Wijnaldum i cili vendosi t’i bashkohej gjigantit francez Paris-Saint-Germain, klubi katalanas është hedhur në kërkim të një mesfushori tjetër dhe mund të arrijë një marrëveshje me Manchester United, derisa Samuel Umtiti potencialisht mund të përfshihej në këtë operacion.

Deri më tani në këtë afat kalimtar drejtuesit e klubit katalanas janë fokusuar një ofrimin e lojtarëve me parametra zero.

Kjo për shkak të gjendjes jo stabile financiare, përcjellë KosovaPress.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat