​Albert Sambi transferohet te Arsenali

Futboll

​Albert Sambi transferohet te Arsenali

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 16:48
Albert Sambi Lokonga

Albert Sambi Lokonga është blerja më e re e Arsenalit duke u transferuar nga Andelechti.

Mesfushori 21-vjeçar erdhi përmes sistemit të të rinjve të klubit belg pasi u bashkua në vitin 2014 si 15-vjeçar dhe nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në nëntor të vitit 2017.

Mesfushori do të bashkohet me shokët e tij të rinj në ditët në vijim pasi të ketë përfunduar rregulloren aktuale të izolimit për ardhjet ndërkombëtare në Angli.

Alberti do të veshë fanellën me numër 23 dhe do të ketë emrin Sambi në pjesën e pasme të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat