Chelsea fluturon për në Dublin

Futboll

Chelsea fluturon për në Dublin

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 14:33
Chelsea fluturon për në Dublin

Chelsea po bëhet gati për Premier League dhe po vazhdon me fazën përgatitore. Në axhendën e bluve të Londrës ishte udhëtimi për në Dublin, ndërsa Tuchel ka marrë gjithë futbollistët që ka në dizpozicion.

Mes tyre ndodhet edhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja.

Pas golit dhe asistit të dhënë me Peterbourg, futbollisti shqiptar i ka rritur kreditet vetes për të qenë pjesë e ekipit të parë dhe për t’u mos menduar huazimi.

Në listën e trajnerit Tuchel për këtë udhëtim janë të përfshirë gjithashtu edhe: “Edou Mendy, Tammy Abraham, Jake Clarke-Salter, Trevoh Chalobah, Conor Gallagher, Davide Zappcosta, Matt Miazga, Lucas Bergstrom, Malang Sarr, Ruben Loftus-Cheek, Ross Barkley, Christian Pulisic, Callum Hudson-Odoi. Dujon Sterling, Charly Musonda dhe Danny Drinkëater.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat