Me Shkëndijen apo me Riga-n, përgjigjet braziliani

Futboll

Me Shkëndijen apo me Riga-n, përgjigjet braziliani

Nga: K.Goca Më: 20 korrik 2021 Në ora: 19:41
Me Shkëndijen apo me Riga-n, përgjigjet braziliani

Të enjten në Letoni, kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova, ndeshet me Riga-n, në ndeshjen e parë të raundit të 2-të kualifikues në Conference League në futboll.

Futbollisti brazilian Stenio Junior, ish futbollist i Shkëndijes dhe ish FC Riga, kur u pyet kë do të mbështesë, ai pa hezitim u përgjigj për "sportmedia" maqedonas: “Sigurisht për Shkendijen. Simpatitë e mia janë për tetovarët. Kam luajtur në të dy ekipet, unë ende do të mbështes Shkendijen.

Riga mund të ketë rolin e preferuar në këtë duel, por jam i bindur që Shkendija mund ta kalojë këtë pengesë. Shkëndija ka lojtarë cilësorë që mund ta çojnë ekipin shumë larg në këtë garë. Mendimi im është se cilësia e Rigës është në mesfushë dhe në sulm.

Shkendija duhet t'i kushtojë vëmendje të veçantë kësaj. Por kjo është arsyeja pse mbrojtja e letonezëve është pak më e dobët dhe Shkendija duhet ta përdorë atë.

Mbrojtësit e Rigës kanë probleme të mëdha, ky është shansi i tetovarëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat