E pranon kompania, Bartomeu urdhëroi të shpifej ndaj lojtarëve

Futboll

E pranon kompania, Bartomeu urdhëroi të shpifej ndaj lojtarëve

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 19:58
Josep Maria Bartomeu

Para disa muajsh në mbarë Europën bëri bujë lajmi se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka përdorur profile fallso për të shpifur e denigruar figurën e kundërshtarëve, mes tyre edhe të lojtarëve si Messi apo Pique.

Pas kësaj nisi një hetim i hollësishëm nga prokuroria dhe tashmë gjithçka është pranë zbardhjes totale.

RAC 1 bën me dije se kreu i kompanisë me të cilën Bartomeu kishte bashkëpunuar ka treguar gjithçka mbi këtë çështje.

Presidenti i I3 Ventures, Carlos Ibanez ka konfirmuar para gjykatësit se vartësit e Josep Maria Bartomeut kanë porositur krijimin e profileve fallso për të shpifur për kundërshtarët. Një lajm i bujshëm për të cilin në orët e ardhshme mund të dalin detaje të reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat