Bëri lëmsh ndeshjen Juventus-Inter 3-2, dorëhiqet arbitri Calvarese

Futboll

Bëri lëmsh ndeshjen Juventus-Inter 3-2, dorëhiqet arbitri Calvarese

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 09:31
Gianpaolo Calvarese

Ai që përfundoi në maj ishte në fakt sezoni i fundit i Gianpaolo Calvarese si arbitër futbolli. Sot, kryesori i Juventus-Inter 3-2, luajtur më 15 maj 2021, në kuadrin e javës së parafundit, që i shtyu bardhezinjtë drejt kualifikimit në Champions, i vendimeve shumë të diskutuara në atë ndeshje, ka dhënë dorëheqjen nga AIA.

Sipas raporteve të “Sky Sport”, vendimi bazohet në motive pune, të lidhura me një biznes familjar, një kompani në Val Vomano, në zonën e Teramo, e cila prodhon suplemente sportive (që rrjedhin nga bletaria).

Me synimin për të përfshirë edhe klube të Serie A dhe Serie B në tregun e suplementeve sportive, që prodhon kompania e tij, do të lindte një konflikt interesi.

Prandaj duhej të zgjidhte njërën nga dy angazhimet: të gjykonte në Serie A ose të merrej me biznesin familjar. Kështu, me 157 ndeshje të abrituara në Serie A (e fundit, Juventus-Inter më 15 maj), karriera e Calvarese ka mbaruar këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat