Rinovimi i licencave B, A dhe PRO

Futboll

Rinovimi i licencave B, A dhe PRO

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:48
Rinovimi i licencave B, A dhe PRO

Rinovimi i licencave B, A dhe PRO.

Drejtoria Teknike pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë trajnerët që janë të pajisur me një licencë të nivelit B, A dhe PRO se java e tretë e muajit gusht do të jetë java e rinovimit të këtyre licencave.

Të gjithë trajnerët që zotërojnë këto licenca që prej vitit 2018, duhet të marrin pjesë në këto kurse për të rinovuar kartonin, ndryshe nuk do të lejohen të drejtojnë në sezonin e ri.

Rinovimi i këtyre licencave që do të bëhet pranë Shkollës së Trajnerëve në Qendrën Sportive Kamëz, do të shoqërohet me një taksë regjistrimi, që përfshin përditësimin dhe rinovimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat