Laçi mobilizohet për rumunët

Futboll

Laçi mobilizohet për rumunët

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 13:48
Laçi mobilizohet për rumunët

Laçi e meritoi plotësisht kalimin në fazën e dytë kualfikuese të “Conference League”. Kurbinasit edhe pse fituan në shtesë 3-0 kundër Podgoricës e dominuan ndeshjen dhe mund të kishin realizuar disa gola brenda 90 minutave, tashmë bardhezinjtë i pret një detyrë e vështirë sepse kundërshtari rradhës është i fortë. 

Universitatea Craiova që këtë të enjte do të zbresë në Elbasan Arena e mbylli edicionin e fundit të kampionatit rumun në vendin e 3-të, por arritja më e madhe ishte fitimi i Kupës së Rumanisë dhe më pas në Korrik triumfoi dhe në Superkupë duke mposhtur me penallti Cluj-in. Nuk do të jetë e thjeshtë edhe për shkak se ekipi i drejtuar nga ish trajneri i AEK e Panathinaikos, greku Ouzunidis, është më përpara me përgatitjet, madje kampionati rumun e ka ngritur siparin me Craiovën që e nisi me një fitore 1-0.

Ndërkohë që do të rikthehet në Shqipëri në rolin e ndihmës trajnerit tek Craiova, ish-mesfushori i famshëm i kombëtares, lezhjani Bledar Kola. Në “Elbasan Arena” skuadra e Shpëtim Duros do të ketë një mision të vështirë, por jo të pamundur.

Formacioni është i konturuar dhe tekniku nuk ka mungesa të rëndësishme. Ardit Deliu, Shehu e Lushkja në mesfushë, teksa Guindo e Mazrekaj do të jenë dy lojtarët me përgjegjësinë më të madhe në fazën sulmuese. Nëse skuadra jonë i’a del në këto dy ndeshje edhe pse nuk do të jetë aspak e thjeshtë, atëherë përballë do të ketë një kundërshtar me emër të madh si Anderlechti.

Përballja mes Laçit dhe Craiovës do ta ketë zanafillën në orën 19:00 të kësaj të enjteje dhe do të keni mundësinë ta ndiqni në ekranin e Supersport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat