Lima: Jam i emocionuar që luaj në këtë turne të re

Futboll

Lima: Jam i emocionuar që luaj në këtë turne të re

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 13:56
Lima: Jam i emocionuar që luaj në këtë turne të re

Ildefons Lima ka udhëtuar drejt Shqipërisë me certifikimin e ri për zgjatjen e rekordit botëror sa i përket karrierës së tij. Aktualisht në moshën 41-vjeçare, mbrojtësi i Inter Escaldes e ka dërguar në 23 vite e 350 ditë rekordin e ri rreth futbollit të luajtur.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që po shkruaj historinë në futbollin e Andorrës. Dua që ky rekord të vazhdoj dhe të rritet dhe të shkruajmë emrin e Andorrës sa më lart që të jetë e mundur.

Jam i emocionuar që luaj në këtë turne të re, “Conference League”. Pasi kam luajtur dhe kam fituar disa ndeshje në “Champions League” dhe “Europa League”, do të ishte bukur që të fitonim edhe në këtë kompeticion”, u shpreh Lima.

Ky i fundit është në të njëjtën moshë me trajnerin e skuadrës, Alberto Lopo Garcia.

Nuk bëhet fjalë për një futbollist që qëndron vetëm në stol për të vendosur rekorde, por aktivizimet e tij janë të herë pas hershme dhe nuk përjashtohet mundësia që të gjendet nga minuta e parë kundër Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat