Gazetari zviceran habit për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin 

Futboll

Gazetari zviceran habit për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin 

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 15:32
Gazetari zviceran habit për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin 

Jakob Ueber është një gazetar zviceran që shkruan prej vitesh të tëra për sportin në Zvicër dhe e njeh shumë mirë skuadrën e Baselit.

“Panorama Sport” ka kontaktuar me kolegun e “CH Media” në Zvicër, për të mësuar më shumë rreth Bazelit, si është situata me tifozët atje dhe pse kjo skuadër ka pësuar rënie të madhe gjatë viteve të fundit. Gazetari zviceran: Nuk prodhojnë më lojtarë si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Kush do të jetë lojtari më i rrezikshëm i Baselit dhe a mund të rikthehet sërish ky klub në nivelet më të larta të futbollit europian?

Pas 4 vitesh mungesë në Ligën e Kampionëve, Bazeli e ka të vështirë të arrijë dhe Kupat e Europës.

Por, këtë sezon do të synojnë të shkojnë deri në fazën e grupeve, pasi është shumë e nevojshme edhe nga ana financiare. Është e vështirë të ringrihen menjëherë, pasi lojtarët nuk janë më ata që kanë qenë, si dhe nuk ka më talente që mund të premtojnë për të ardhmen.

Baseli ka pasur Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin, Bril Embolon, Mohamed Salah e shumë lojtarë të tjerë. Lojtari më i rrezikshëm është sulmuesi Artur Kabral, është sulmuesi brazilian. Ka shënuar 21 gola sezonin e shkuar dhe është lojtari më i rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat