Parisienët kërkojnë të thyejnë hegjemoninë në Europë

Futboll

Parisienët kërkojnë të thyejnë hegjemoninë në Europë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 16:54
Parisienët kërkojnë të thyejnë hegjemoninë në Europë

PSG-ja nuk ndalet, Mino Raiola nis tratativat për transferimin e yllit të Junajtid në Paris

E ardhmja e Pol Pogba duket gjithnjë e më larg Mançesterit. Kontrata e francezit me Junajtid skadon në vitin 2022 dhe rinovimi nuk shikohet si një opsion nga ana e lojtarit.

Sipas mediave britanike, agjenti i tij, Mino Raiola, po punon intensivisht për të transferuar Pogban drejt PSG-së, skuadër e cila ka kohë që është vënë pas ylli të Junajtid.

Sipas mediave britanike, agjenti i tij, Mino Raiola, po punon intensivisht për të transferuar Pogban drejt PSG-së, skuadër e cila ka kohë që është vënë pas ylli të Junajtid.

Parisienët kërkojnë të thyejnë hegjemoninë në Europë, dhe më afrimin e disa emrave, si Donaurma, Uajnaldum, Ramos apo Hakimi, bashkimi me Pogban do të ishte vërtet i frikshëm. Juventusi mbetet në dritare, por kostoja e lartë e operacionit i detyron badhezinjtë ta shohin vetëm si një mundësi për momentin pasi tentativa mbetet inekzistente.

Operacioni mund të kryhet mbi bazën e 50 milion paundve, dhe Pogba do të përfitonte një pagë stratosferike mbi 15 milionë euro në sezon. Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe shumë shpejt mund të ketë një konkretizim të tratativës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat