Trajneri i Baselit komenton sfidën me skuadrën shqiptare

Futboll

Trajneri i Baselit komenton sfidën me skuadrën shqiptare

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 16:57
Trajneri i Baselit komenton sfidën me skuadrën shqiptare

Partizani do të përballet kundër Bazelit në turin e dytë të Conference League duke pasur kështu rivalin më të fortë ndër ekipet shqiptare. Të kuqtë do të provojnë gjithçka për të luajtur ato pak shanse rreth mrekullisë së kualifikimit.

Nga ana tjetër te Bazeli nuk kanë shumë kujtime të mira nga Europa sa i përket sezonit të shkuar. Eliminimit do të vinte në mënyrë të menjëhershme nga CSKA Sofia, megjithëse ishin favoritët kryesor po ashtu si me Partizanin. Për këtë arsye trajneri i Bazelit, Patrick Rahmen, e ka thënë qartësisht se nuk na vend për nënvlerësim.

“Eliminimi i vitit të kaluar e ka treguar qartë se çdo rival duhet të merret seriozisht, 100%.

E njëjta gjë vlen edhe për Partizanin. Në këtë skuadër ndodhen futbollistë që kanë kualitete në sulm, për të rrezikuar portën tonë. Megjithatë ne jemi favoritët këtu dhe nuk duhet të shqetësohemi”, tha Rahmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat