Mungon vetëm Da Silva, dy ndryshime te shkodranët

Futboll

Mungon vetëm Da Silva, dy ndryshime te shkodranët

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 18:12
Mungon vetëm Da Silva, dy ndryshime te shkodranët

Viktor da Silva do të jetë mungesa e madhe e Vllaznisë në ndeshjen kundër AEL Limasolit. Mesfushori brazilian u zëvendësua në minutën e 30-të të sfidës së shkuar kundër Shiroki Brijeg.

Mësohet se ai është futur në lojë me injeksion për të zbutur dhimbjen, por pas një përplasjeje me kundërshtarin, nuk ia doli të qëndronte në fushën e blertë.

Kësisoj, ai nuk do të jetë i gatshëm për dy takimet kundër qipriotëve. Një mungesë e rëndësishme për trajnerin, Thomas Brdariç, i cili duhet t’i bëjë mirë llogaritë pa prezencën e brazilianit.

Kujtojmë që Vllaznia arriti të kualifikohej në turin e dytë të Europa League pas fitores fantastike 3-0 kundër Shiroki Brijegut në Shkodër. Kuqeblutë e Brdariçit kanë premtuar sërish rezultat pozitiv edhe në turin e dytë, megjithatë gjithçka do ta tregojë vetëm fusha e blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat