Balaj prezantohet në klubin e ri

Futboll

Balaj prezantohet në klubin e ri

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 19:46
Balaj prezantohet në klubin e ri

Bekim Balaj i ka dhënë fund të gjithë dilemave për të ardhmen e tij, duke hedhur firmën në kontratën me klubin e tij të ri.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare stërvitej prej ditësh me Nizhni Novgorod, skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit rus, ndërsa sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve.

Balajt i përfundoi kontrata me Shturm Grac dhe prej dy muajsh ishte në kërkim të një sistemimi të ri, me disa skuadra të Superiores që u munduan që të nisnin kontaktet me sulmuesin. Emri i tij u përfol shpesh pranë Vllaznisë, por 30-vjeçari e hodhi poshtë një mundësi të tillë pasi dëshironte të vazhdonte karrierën jashtë vendit tonë,.

Sot, ai është prezantuar si lojtari i ri i Nizhni dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur që në ndeshjen e parë të kampionatit rus në këtë fundjavë ndaj Soçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat