Evertoni e dëshiron Lingard

Futboll

Evertoni e dëshiron Lingard

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 23:42
Jesse Lingard

Trajneri i ri Rafael Benitez dëshiron që ta transferojë yllin anglez në “Goodison Park”.

Skuadra angleze Everton është duke konsideruar që të bëjë një ofertë për sulmuesin e krahut të Manchester United Jesse Lingard, raporton “The Sun”.

Trajneri Rafa Benitez ka qenë i impresionuar me formën që kishte Lingard tek West Ham sezonin e kaluar, ku ylli anglez ishte pjesë e “Çekanëve” në formë huazimi.

Sidoqoftë, pavarësisht interesimit të Everton, Manchester United pritet që ta mbajë në skuadër Lingard, pasi që spekulohet se trajneri Ole Gunnar Solskjaer e sheh 28 vjeçarin si lojtar të rëndësishëm për sezonin e ri 2021/22.

Sezonin që lamë pas, Lingard ka arritur të bëjë 19 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar nëntë gola dhe pesë asistime, në kohën e tij si lojtar i West Ham United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat