Gollini pritet të nënshkruajë kontratë me “Spurs”

Futboll

Gollini pritet të nënshkruajë kontratë me “Spurs”

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 13:52
Gollini pritet të nënshkruajë kontratë me “Spurs”

Portieri italian i Atalantës, Pierluigi Gollini, duket se ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Premierligë.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, ai pritet që nesër (e premte) të shkojë në Londër për të nënshkruar kontratën e tij me klubin anglez Tottenham.

Gollini do të nënshkruajë kontratë me “Spurs” deri në 2022 për një shifër prej 15 milionë euro me opsion të zgjatjes deri në vitin 2023.

Në të kaluarën, lojtari 26-vjeçar ka luajtur për Fiorentinën, Manchester Unitedin, Aston Villan si dhe së fundmi për Atalantën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat