Verë zhgënjyese për Shkëndijen, mposhtet në Riga

Futboll

Verë zhgënjyese për Shkëndijen, mposhtet në Riga

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2021 Në ora: 21:24
Verë zhgënjyese për Shkëndijen, mposhtet në Riga

Verë zhgënjyese evropiane për kampionin e Maqedonisë së Veriut, skuadrën shqiptare Shkëndija nga Tetova.  

Kuqezinjtë në udhëtim pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Riga e Letonisë, në ndeshjen e parë të raundit të 2-të kualifikues në Conference League në futboll. 

Letonët kaluan në epërsi me golin e Wesley në minutën e 13-të të ndeshjes.

Pas një harkimi nga korneri, Wesley nga afërsia shënon me kokë.

Në pjesën e dytë, Riga shënoi edhe një gol për 2:0 përmes Yuri Vakulko në minutën e 52-të.

Ndeshja e kthimit luhet në Shkup, ndërsa Shkëndijen e pret punë e vështirë për të përmbysur këtë rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat