Drita shkakton senzacion, frenon Feyenoordin

Futboll

Drita shkakton senzacion, frenon Feyenoordin

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2021 Në ora: 21:37
Pamje nga ndeshja

Drita nga Gjilani, nënkampion i Kosovës, shkakton senzacion, duke frenuar (0:0) skuadrën e famshme Feyenoordin nga Roterdami, në takimin e parë të rrethit të dytë të kualifikueseve për Conference League.

Djelmoshat e Dritës meritojnë notë dhjetëshe për angazhimin dhe lojën që shfaqën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke luajtur me rezultat baras (0:0).     

Çdo pëllëmbë e fushës u mbulua me sukses, duke mos lejuar shumë hapësirë rivalit, me përjashtim që ka pasur dy raste ideale në pjesën e dytë. 

Image

Kapiteni Ardian Limani me shokë, dhanë maksimumin, ndërsa portieri Faton Maloku i dha siguri portës së Dritës. 

Vetëm një karton i verdhë u tregua për gjatë 90 minutave pikërisht në minutën e 30-të, kur u ndëshkua Kokcu i Feyenoordit.

Drita nuk ishte e parrezikshme përmes Marko Simonovskit, Arbnor Mujës dhe Astrit Fazliut.

Image

Në minutën e 70-të, Drita me fat, kur Til i Feyenoordit, në vend që të plasoi topin në rrjetë, gjuan jashtë shtyllës pingule të djathtë.

Skuadra e famshme holandeze e dominoi takimin, por nuk pati shumë raste.

Në minutën e 90+6, Antonucci nga rreth 17 metra godet rrezikshëm dhe shtylla e majtë pingule shpëton Dritën. 

Image

Drita tregoi se është në formën më të mirë dhe nuk është rastësisht në rrethin e dytë, duke ia dalur të ndal gjigantin evropian.

Drita ka aplikuar mbrojtje ‘bunker’ dhe ky ishte çelësi i këtij barazimi. 

Një rezultat fantastik për djelmoshat e kryetrajnerit Ardianj Nuhiu. 

Mbi 3500 shikues në stadium, krijuan atmosferë fantastike dhe i dhanë zemër lojtarëve të Dritës, e cila ia shpërbleu me këtë barazim ndaj një skuadre të madhe siç është Feyenoordi.

Drita - Feyenoord 0:0
Gjyqtar: A. Manukka (Finlanda).
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Shikues: 3.500.
Kartona të verdhë: Kokcu.
Drita: Maloku; Limani, Jamal Cuculi, Blakçori; Vucaj, Jashari, Ajzeraj (Haxhimusa 90’), Fazliu (Islami 86’), Muja; Simonovski.
Feyenoord: Bijlow; Malacia, Senesi, Fer, Pedersen; Til (Antonucci 81’), Kokcu, Toornstra, Linsen, Sinisterra; Bannis (Bozenik 65’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat