Trajneri i Feyenoordit i zhgënjyer në Prishtinë

Futboll

Trajneri i Feyenoordit i zhgënjyer në Prishtinë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 11:08
Trajneri i Feyenoordit i zhgënjyer në Prishtinë

Drita nuk u thye dot nga Feyenoordi dhe mori një barazim me shumë vlerë ndaj gjigantit holandez.

“Intelektualët” zhvilluan një ndeshje fantastike ndaj skuadrës së madhe holandeze, duke luajtur pa gola, 0:0 në Prishtinë.

Trajneri i Feyenordit, Arne Slot, u shpreh i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij mbrëmë.

“Ne e kishim topin shpesh dhe për një kohë të gjatë, por krijuam vetëm tre ose katër raste. Kjo nuk është e mirë, shumë zhgënjyese”, tha ai.

“Ne gjithmonë duhet të kalonim 11 lojtarë dhe ekipi ende ka shumë probleme me këtë për momentin. Ka pak krijimtari në ekip”, tregoi Slot.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 29 korrik në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat