Grealish te Manchester City?

Futboll

Grealish te Manchester City?

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 11:34
Grealish te Manchester City?

Në mes të Manchester Cityt dhe Jack Grealishit raportohet se tashmë është arritur një marrëveshje.

“Football Insider” ka raportuar sot se Grealishi është dakorduar me kushtet e ofruara nga kampioni në fuqi anglez.

Manchester Cityt tani i duhet të arrijë marrëveshje edhe me Aston Villan, me këta të fundit që po kërkojnë 105 milionë euro për shitjen e reprezentuesit anglez.

Ky çmim pritet të paguhet nga “Qytetarët”, teksa mbetet të shihet se si do të jetë marrëveshja finale.

 

Ndryshe, Jack Grealish është produkt i Aston Villas dhe është pjesë e këtij klubi që nga fëmijëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat