Broja luan sonte në ndeshjen miqësore të Chelsea-t

Futboll

Broja luan sonte në ndeshjen miqësore të Chelsea-t

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 13:40
Broja luan sonte në ndeshjen miqësore të Chelsea-t

Armando Broja po impresionon trajnerin Tuchel në stërvitje, ndërsa tanimë duhet të tregojë vlerat e tij para tifozëve.

Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte dhe jepte asist në 45 minutat e aktivizuara me Peterbourgh. Por ajo përballje u realizua me dyer të mbyllura dhe nuk është ndjekur nga tifozët e Chelsea-t, për më tepër nuk janë publikuar as golat e realizuara.

E njëjta gjë vlen edhe për golin tjetër që shënoi Armando Broja teksa skuadra e Tuchel zhvilloi një ndeshje brenda ekipit me lojtarët që u ndanë në dy grupe. Por edhe në këtë rast nuk është publikuar mënyra sesi Broja ka realizuar.

Në mbrëmjen e sotme do të kemi mundësinë që të shohim për herë të parë sulmuesin shqiptar me fanellën e ekipit të parë të Chelsea-t. Këta të fundit do të luajnë kundër Bournemouth në orën 20:45, atje ku priten minuta për Brojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat