Rashford në telashe

Futboll

Rashford në telashe

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:48
Rashford në telashe

Manchester United kanë marrë një lajm të hidhur lidhur me Marcus Rashford, para fillimit të sezonit të ri.

Sulmuesi i ‘Djajve të Kuq’ dhe i kombëtares së Anglisë, do të humb pjesën hyrëse të sezonit, si pasojë e një lëndimi që po e mundon për një kohë të gjatë.

Mediet në Angli raportojnë se klubi, në bashkëpunim me lojtarin kanë vendosur që ai të lirohet për t’iu nënshtruar një operacioni në krah.

Rashford nuk arriti të linte gjurmë as në Kampionatin Evropian, pasi nuk pati shumë minuta në dispozicion.

Megjithatë, me pak kohë sa kishte, ai arriti të kthehej në fytyrën tragjike të Anglisë, duke gabuar në penalltinë e ekzekutuar në finale kundër Italisë.

Rashford pritet të kthehet në fushat e blerta gjatë muajit tetor, pas intervenimit në krah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat