Bayern Munich shfaq interesim për dyshen Roberto – Dest

Futboll

Bayern Munich shfaq interesim për dyshen Roberto – Dest

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 18:00
Sergino Dest dhe Sergio Roberto.

Klubi gjerman dëshiron ta përforcojë mbrojtjen për sezonin e ri.

Sipas gazetës ‘AS’, trajneri i Bavarezëve Julian Naglesmann dëshiron të sjell në ekip dy futbollistët Sergino Dest dhe Sergio Roberton.

Dest duket se nuk është i interesuar të largohet nga gjiganti spanjoll dhe ka refuzuar disa oferta gjatë këtij afati të transferimeve.

Në anën tjetër Roberto mund të largohet nga Spanja, dhe gjiganti gjerman e dëshiron atë në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Bisedimet mes dy klubeve kanë nisur dhe mbetet të shihet nëse do të arrijnë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat