Kandidatë për postin e trajnerit të Shkëndija?

Futboll

Kandidatë për postin e trajnerit të Shkëndija?

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:52
Kandidatë për postin e trajnerit të Shkëndija?

Me eliminimin nga Kupat e Europës, Shkëndija e Tetovës ndau rrugët edhe me trajnerin Ernest Gjoka, ndërsa ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet tekniku i ri që do ti udhëheq kuqezinjët në sezonin e ri garues në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Nga burime jozyrtare flitet se kandidat potencial për të marrë drejtim e Shkëndijës janë Igor Angellovski dhe Umit Karan.

Angellovski që ishte seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut deri në suksesin historik të Kampionatit Europian, tashmë është trajner i lirë dhe shihet opsion i mirë për stolin e tetovarëve. Ndërkohë Umit Karan që kaloi në dy periudha të ndryshme trajner te FC Shkupi në Maqedoni, për momentin ndodhet në Turqi dhe është i angazhuar te skuadra e Iskenderunspor.

Angellovski apo Karan, mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtarë i drejtuesve të skuadrës kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat