Kritikohet

Futboll

Kritikohet

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 20:22
Solskjaer

Legjenda e Liverpool-it, John Aldridge, ka thënë se Ole Gunnar Solskjaer është hallka më e dobët e Manchester United.

Në një shkrim të bërë për Sunday World, Aldridge ka deklaruar:

“Vendimi për të rinovuar kontratën e Ole Gunnar Solskjaer është pritur me gëzim të madh nga tifozët e Liverpool, Chelsea dhe Manchester City, sepse ai ka akoma shumë për të treguar”.

Kritika vazhdon më tej:

“United duhej ta kishte fituar Europa League sezonin e kaluar, por gabuan gjithçka në finalen kundër Villarreal, me Solskjaer që duhej të shpjegonte një tjetër dështim”.

Aldridge ka shtuar:

“Solskjaer duhet të konsiderohet me fat që i është ofruar një kontratë e re trevjeçare pas dy vitesh e gjysmë pa fituar asgjë në drejtimin e një klubi të madh”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat