Domgjoni hodhi një hap të rëndësishëm në karrierë

Futboll

Domgjoni hodhi një hap të rëndësishëm në karrierë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:21
Domgjoni hodhi një hap të rëndësishëm në karrierë

David Domgjoni hodhi një hap të rëndësishëm në karrierë, teksa la Ligën e Parë turke për të firmosur në elitën e Zvicrës.

Menemenspori përfitoi 550 mijë lira nga ky transferim, duke mbushur kështu arkat e klubit.

Këtë transferim e ka komentuar edhe vetë trajneri i skuadrës turke, Cenk Laleci, i cili thekson faktin se Menemenspori shërben si një vitrinë e rëndësishme për lojtarët e rinj. Laleci ishte ai që pikasi mbrojtësin e Laçit dhe që më pas i dha mundësinë të tregonte potencialin e tij në kampionatin turk.

“Qoftë e qartë rruga e Domgjonit. Ne e zbuluam dhe i dhamë një shans. Menemenspor është një vitrinë e rëndësishme për lojtarët e rinj. Pishina jonë e futbollistëve është mjaft e madhe. Ne e gjetëm dhe e sollëm Domgjonin. Përfundimisht ai u nis për në Evropë. Ka qenë mirë edhe për klubin tonë“, ka thënë Cenk Laleci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat