Atletico Madrid vazhdon joshjen për yllin e Interit

Futboll

Atletico Madrid vazhdon joshjen për yllin e Interit

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:42
Atletico Madrid vazhdon joshjen për yllin e Interit

Lautaro Martinez e ka akoma të pasigurt të ardhmen e tij dhe ndërkohë që shoku i tij i repartit Lukaku mund të largohet drejt Anglisë, të njëjtën rrugë mund të ndjekë edhe argjentinasi. Kontrata i skadon në qershor 2023 dhe nga klubi rinovimi ka ngrirë si pasojë e kërkesës së lartë prej 7 milonë eurosh që ka sulmuesi.

Përveç Arsenalit që nuk është një pistë që e intrigon lojtarin, sepse kërkon një ekip që të jetë në gjendje të luftojë si për kampionat ashtu edhe për “Champions League”, situatën po e ndjek me shumë kujdes edhe Fabio Paratiçi, drejtori sportiv i Totenhemit, që po pret largimin e Heri Kejnit për tu hedhur në sulm për zëvendësuesin dhe Lautaro do të ishte ideali. Por, opsioni që më së shumti e bind 23-vjeçarin është Atletiko e Madridit dhe trajneri Simeone e ka shprehur disa herë pëlqimin për bashkëkombësin e tij.

Për lojtarin e Interit, oferta e parë e ardhur nga kampionët e Spanjës ka qenë rreth 50 milionë euro, ndërsa zikaltrit e kanë refuzuar sepse kërkojnë 90 milionë euro të tilla. Gjithsesi, “demi” momentalisht është një mundësi e dytë për “colchoneros” të cilët po presin rikthimin e Grizmanit në Madrid.

Duke parë se së fundi Barcelona e ka fiksuar çmimin e francezit në 50 milionë euro, bisedimet mund të nisin pikërisht për 30-vjeçarin, i cili jo vetëm është një alternativë më ekonomike, por edhe një ish në Madrid. Largimi i Aletikos nga merkato mund të qetësojë disi Interin, që nga ana e tij do të kishte një humbje të madhe sportive në rast largimi të Lautaros, por duhet thënë që të dyja palët do ta mirëprisnin vazhdimin e rrugëtimit së bashku, qoftë edhe për një sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat