Shqiptari trondit Zagrebin

Futboll

Shqiptari trondit Zagrebin

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2021 Në ora: 00:04
Shqiptari trondit Zagrebin

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, është më i merituari që skuadra polake Legia nga Varshava, barazoi në “Maksimir” të Zagrebit.  

Dinamo nga Zagrebi nuk ka arritur më shumë se barazim me rezultat 1:1 në përballje me Legian nga Varshava.

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, është paraqitur nga minuta e 64-të për Dinamon, por përkundër përpjekjeve nuk arritën më shumë se një barazim në ndeshjen parë të rrethit të tretë kualifikuese të Champions League. 

Për Dinamon shënoi futbollisti Petkoviç në minutën e 60-të dhe për Legian shqiptari Ernest Muçi në minutën e 82-të.

Muçi trondit Zagrebin, shënon nga rreth 22 metra në këndin e poshtëm të djathtë.  

Muçi futet në lojë në minutën e 75-të dhe pas 7 minutave shënon, duke i siguruar Legias rezultat të mirë për takimin e kthimit në Varshavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat