Ndeshje miqësore mes veteranëve të futbollit

Futboll

Ndeshje miqësore mes veteranëve të futbollit

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 11:57
Ndeshje miqësore mes veteranëve të futbollit

Klubi i futbollit Kumanova 2010 ditë më parë organizoi ndeshjen miqësore në mes veteranëve të futbollit të Komunës së Kumanovës dhe veteranëve të futbollit nga diaspora, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, e të cilët u ribashkuan në stadiumin e qytetit në Kumanovë, shkruan News-TV.

Para fillimit të ndeshjes, lojtarët në fushën e blertë i ka përshëndetur legjenda e futbollit Ridvan Ymeri, i cili jeton dhe vepron në Austri. Ky i fundit ju uroi mirëseardhje dhe pushim të rehatshëm në vendlindje. Tha se ndjehet i lumtur që ritakohen pas disa vitesh.

Ndeshja miqësore ishte një mundësi e mirë për t’u njohur dhe shoqëruar  bashkatdhetarët mes vete.

Edhe pse rezulati ishte plan të dytë, në këtë miqësore u tregua futboll i bukur, ku ndoqëm aksione dhe lëvizje mjeshtërore nga ish-lojtarët, duke dëshmuar se nu kanë harruar të luajnë futboll. Gjithashtu pati edhe intervenime shumë të mira nga ana e portierit Afrim Latifi, i cili na kujtoi ditët më të bukura nga karriera e tij.

U shënuan disa gola të bukur, ku vecojmë golin e Nuredin Fetait, të Florim Ymerit, Jeton Qerimit e të tjerëve.

Veteranët e futbollit nga diaspora u zotuan se në të ardhmen pushimet do t’i caktojnë në kohë të njëjtë me qëllim që të zhvillojnë një ndeshje futbolli si dikur në kohërat e arta të tyre.

KF Kumanova 2010 pas përfundimit të ndeshjes ndau mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit.

Veteranët e Kumanovës: Afrim Latifi, Ismet Zeqiri, Erkan Jusuf, Erkan Osmani, Refik Iseni, Florim Ymeri, Nejazi Sulejmani, Aki Shukriu, Skender Ismaili, Jeton Qerimi dhe Rexhep Ajeti (trajner).

Veteranët e Diasporës: Selami Ademi, Burim Mustafa, Llokman Zulfiu, Hajriz Junuzi, Nuredin Fetai, Xhengis Avdili, Xhemal Bilalli, Agron dhe Jeton Mustafa, Ridvan Imeri dhe Taxhedin Nuredini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat