Agim Aliu: Mëngjesi çeli me lajmin e pikëllueshëm! Ferizaj humbi një qytetar shembullor

Futboll

Agim Aliu: Mëngjesi çeli me lajmin e pikëllueshëm! Ferizaj humbi një qytetar shembullor

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 12:39
Agim Aliu: Mëngjesi çeli me lajmin e pikëllueshëm! Ferizaj humbi një qytetar shembullor

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është i tronditur me lajmin e sotëm, ka ndërruar jetë ish futbollisti i mirënjohur ferizajas, Nadir Haxhimusa. 

“Mëngjesi çeli me lajmin e pikëllueshëm, për ndarjen e hershme nga jeta të futbollistit të plejadës së artë, drejtorit e trajnerit sportiv nga më të mirët, një nga shtyllat mbajtëse të historisë së Klubit të Futbollit "Ferizaj", mikut tim e bashkëpunëtorit tonë, Nadir Haxhimusa.

Futbolli ferizajas e më gjerë është sot në zi. 

Ferizaj humbi një qytetar shembullor, familja një prind të përkushtuar e miqtë, shokët, më të shtrenjtin Nadir. 

Lamtumirën na dha shumë herët, ai që sot vepra e tij e bën të papërsëritshëm. 

Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Haxhimusa, miqve e të njohurve të të ndjerit!
Dritë pastë shpirti i tij!”, ka shprehur ngushëllime Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat