Nisin kontaktet e para për Messin

Futboll

Nisin kontaktet e para për Messin

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:20
Nisin kontaktet e para për Messin

FC Barcelona njoftoi zyrtarisht se Lionel Messi nuk do të nënshkruajë kontratën e re.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” është lojtar i lirë që nga 1 korriku, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Nga mediat e ndryshme evropiane, Paris Saint-Germain po vlerësohet klubi favorit për ta transferuar Messin në radhët e veta.

Madje, sipas gazetarit të njohur italian dhe ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzios, tashmë kanë filluar kontaktet e para mes palëve.

Sipas tij, PSG do të përpiqet ta sjellë argjentinasin në “Parc des Princes”, pasi kjo është një ëndërr e tyre e kahmotshme.

Gjithashtu, Di Marzio shkruan se edhe Messi do t’i pëlqente transferimi te klubi francez dhe ribashkimi me shokun e tij, Neymarin, të cilin u mundua në çdo mënyrë ta rikthente te Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat