Parashikimi i Solskjaerit

Futboll

Parashikimi i Solskjaerit

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:35
Parashikimi i Solskjaerit

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se kontrata e tij e re nuk do të ketë asnjë rëndësi nëse ekipi do të ketë një sezon zhgënjyes.

Solskjaer ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, por ka thënë se siguria e punës nuk ka asnjë rëndësi nëse ai nuk fiton asnjë trofe.

“Nuk ka rëndësi nëse ke një kontratë 10-vjeçare ose një kontratë njëvjeçare, nëse nuk ke sukses do të largohesh”, ka thënë norvegjezi.

Në lidhje me rivalët dhe luftën për titull në sezonin e ri:

“Sezoni i ri duket se do të jetë një nga më të fortët në historinë e Premier League. City dhe Liverpool kanë luftuar për titullin në vitet e fundit. Ekipi që do ta mbyllë sezonin para kampionëve të vitit të kaluar do të shpallet kampion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat