Skuadra norvegjeze habit me një postim: Jemi në Prishtinë, nuk do ketë...

Futboll

Skuadra norvegjeze habit me një postim: Jemi në Prishtinë, nuk do ketë...

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:53
Skuadra norvegjeze habit me një postim: Jemi në Prishtinë, nuk do ketë...

Çmimi i internetit sjell deklaratën e çuditshme të rivalit të Prishtinës!

Bodo/Glimt kanë luajtur ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Konferencës në “Fadil Vokrri”. Por përpara fillimit të takimit, rivalët e Prishtinës kanë habitur disi me reagimin e tyre në faqen zyrtare. Ishte çmimi i internetit në Kosovë ai që solli deklaratën e çuditshme të norvegjezëve.

“Jemi në Prishtinë!

Nuk do të ketë shumë përditësime në ‘Twitter’ gjatë rrugës pasi 20 sekonda me 4G kushton rreth 500 NOK.

Mbulimi i plotë (i ndeshjes) në glimt.no kur administratori të kthehet në hotel”, shkruan Bodo/Glimt në faqen zyrtare..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat