Barcelona, e frikshme edhe pa Messin

Futboll

Barcelona, e frikshme edhe pa Messin

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 16:00
Barcelona, e frikshme edhe pa Messin

Antoine Griezmann, Martin Braithëaite, Ousmane Dembele, Ansu Fati, Sergio Aguero, Memphis Depay.

Barcelona është përshëndetur zyrtarisht dje me Lionel Messi, por vazhdon të ketë në ekip një repart sulmuesish për t’u pasur zili.

Në pritje për të rikuperuar 100% talentin Ansu Fati pas dëmtimit serioz të pësuar sezonin e kaluar (pritet në fushë në mesin e shtator), trajneri Koeman po shijon dy blerjet e reja Kun dhe Memphis dhe përgatit një tredhëmbësh yjesh me Griezmann, që tashmë është i sigurt për qëndrimin e tij pas lamtumirës së Pleshtit.

Natyrisht do të jetë e pamundur për Barcelona-n që të zëvendësojë një legjendë si Messi brenda dhe jashtë fushës, por, të paktën në letër, treshja e sulmit Griezmann-Aguero-Depay premton spektakël për sezonin 2021/22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat