Osmani rikthehet të Flamurtari

Futboll

Osmani rikthehet të Flamurtari

Nga: K.G. Më: 6 gusht 2021 Në ora: 16:23
Osmani rikthehet të Flamurtari

Ish futbollisti Shemsi Osmani, rikthehet në klubin e Flamurtarit të Prishtinës. Kësaj radhe si trajner dhe jo si futbollist.

“Shemsi Osmani ndryshimi i radhës të stafi i trajnerëve në shkollën e KF Flamurtari.

Dikur futbollisti i mirënjohur i Flamurtarit dhe shumë skuadrave në Kosovë, është emëruar trajner i grupmoshes U17”, njofton KF Flamurtari.

“Që nga sot rikthehem (pas plotë 11 viteve) në klubin ku u rrita dhe u zhvillova si futbollist, por tashmë me një mision tjetër në zejen e trajnerit të grupmoshave të reja ( U17 kadet)”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat