Ky lojtar i Barcelonës i shkon në shtëpi Messit

Futboll

Ky lojtar i Barcelonës i shkon në shtëpi Messit

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:44
Ky lojtar i Barcelonës i shkon në shtëpi Messit

Gazeta spanjolle “LaSexta” raporton se Sergio Busquets e ka vizituar Lionel Messin në shtëpi këtë pasdite.

Mesfushori, i cili do të jetë kapiteni i parë i Barcelonës pas largimit zyrtar të Messit pas 17 sezoneve, shkoi ta vizitonte shokun e tij dhe tashmë ish-bashkëlojtarin, i cili sipas burimeve pranë lojtarit, është duke kaluar momente të këqija.

Ky është veprimi i parë që bëjnë lojtarët e Barcelonës pas njoftimit zyrtar të largimit të Messit dje.

Asnjë futbollist i Barcelonës nuk ka bërë asnjë mesazh në rrjetet sociale për Messin në 24 orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat