​A do të jetë Messi zëvendësues i Mbappes? Përgjigjet Pochettino

Futboll

​A do të jetë Messi zëvendësues i Mbappes? Përgjigjet Pochettino

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 11:08
Mauricio Pochettino

Trajneri i PSG-së Mauricio Pochettino u bombardua me pyetje të shumta gjatë konferencës për shtyp të së premtes para fillimit të sezonit të ri, por shumica e këtyre pyetjeve nuk ishin në lidhje me sezonin e ri.

Në fakt, të gjithë donin të dinin nëse PSG të bëjë një lëvizje për Lionel Messin, i cili tani është një lojtar i lirë, pasi nuk ka nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën.

Pochettino pranoi se klubi është duke e vëzhguar me kujdes këtë situatë.

"Kur flasim për një lojtar si Messi natyrisht se mundësitë duhet provuar të kapen. Klubi po punon, ne po analizojmë të gjitha mundësitë dhe kjo është një prej tyre.”, tha fillimisht Pochëttino.

"Ne jemi të fokusuar në fillimin e sezonit," shtoi ai. "Në të njëjtën kohë, ne jemi të fokusuar te klubi, i cili po punon në dritaren e transferimeve në një mënyrë diskrete dhe po punon për të përmirësuar ekipin në çfarëdo mënyre të mundshme për të arritur objektivat që kemi vendosur në fillim të sezonit.”

"Sa i përket Lionel Messit, ne e dimë se çfarë ndodhi. Unë nuk do të them asgjë më shumë. Ne jemi plotësisht të fokusuar në fillimin e mirë të sezonit duke e mposhtur skuadrën e Troyes.”.

Kur u pyet nëse Messi mund të shërbejë si një zëvendësues i mundshëm për Kylian Mbappen, Pochettino u përgjigj me një "jo" të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat