De Biasi jep këshilla

Futboll

De Biasi jep këshilla

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 11:12
De Biasi jep këshilla

Gianni De Biasi, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, sot te pankina e Azerbajxhanit, është edhe një nga kandidatët për zëvendësimin e Andriy Shevchenkos në stolin e Ukrainës.

Italo-shqiptari ka folur për TMW Radio rreth largimit të Romelu Lukakut te Chelsea. Asgjë nuk është zyrtare, por Interi pritet të shesë belgun duke arkëtuar shuma të mëdha.

De Biasi ka një këshillë për drejtuesit zikaltër, duke zbuluar emrin që duhet të zëvendësojë Lukakun në majën e sulmit të skuadrës së Simone Inzaghit.

“Interi humbet shumë me largimin e Lukakut, një lojtar i jashtëzakonshëm skuadre. Zapata apo Vlahovic për ta zëvendësuar? Duvan (Zapata) ndoshta të jep më shumë siguri, për atë që ka bërë në vitet e fundit.

Të dy janë lojtarë shumë të mirë, asnjëri prej tyre nuk është Lukaku, por Zapata i ngjan më shumë. Mua më pëlqen shumë Vlahovic, Firence e ka bërë të njohur, por mbase do të afirmohet diku tjetër“, deklaroi De Biasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat