AS zbulon se Messi ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare nga parisienët

Futboll

AS zbulon se Messi ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare nga parisienët

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 12:20
AS zbulon se Messi ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare nga parisienët

E ardhmja e Lionel Mesit vazhdon të mbetet çështja e të gjithë mediave botërore, por si duket tratativa me PSG-në ka marrë një kthesë të papritur.

Gazeta spanjolle ‘’AS’’ zbulon se Messi ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare nga parisienët por në orët në vazhdim pritet të sqarohet gjithçka. Francezët i kanë ofruar argjentinasit kontratë 2-vjeçare me pagë 40 milionë euro në sezon, një ofertë më e mirë nga ajo që i ofroi Barcelona.

Por me gjithë njoftimin e familjes së sheikëve të PSG-së AL Thani, tratativa ka marrë rrjedhë tjetër dhe një klub i tretë ka hyrë në mes.

Sipas ‘’AS’’, ende nuk bëhet i ditur identiteti i klubit të ri, por me shumë mundësi do të jetë Çelsi i cili do të vijë me një ofertë zyrtare në ditët në vijim. Me orët që kalojnë, tifozët bëhen gjithnjë e më kureshtarë për të ardhmen e Mesit duke pritur me padurim të ardhmen e futbollistit më të mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat