Holandezi po mendon seriozisht të largohet nga Torino

Futboll

Holandezi po mendon seriozisht të largohet nga Torino

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 13:23
Holandezi po mendon seriozisht të largohet nga Torino

Janë kthyer zërat për një interesim të Barcelonës për Matthijs de Ligt.

Sipas donbalon.com, holandezi po mendon seriozisht të largohet nga Torino nisur nga fakti se Massimiliano Allegri do të vazhdojë t’i besojë dyshes Chiellini-Bonuçi për sezonin e ri.

Katalanasit, nga ana e tyre, do të investonin shumën e kursyer nga marrëveshja e dështuar me Messi-n për ta siguruar lojtarin.

Për të bindur klubin e Agnelli-t që të heqë dorë nga qendërmbrojtësi holandez do të duhet të paktën 86 milionë euro.

Sipas portalit spanjoll, Mino Raiola mund të nisë negociatat me spanjollët në javët e ardhshme.

Pas Lukaku-t,  domethënë, Seria A rrezikon të humbasë një tjetër yll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat