E ardhmja e Leo Messit, këto janë zhvillimet e reja

Futboll

E ardhmja e Leo Messit, këto janë zhvillimet e reja

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 13:53
Lionel Messi

Babai dhe agjenti i Lionel Messit, Jorge, thuhet se do të mbërrijë në kryeqytetin francez për të zhvilluar bisedime me Paris Saint-Germain sot.

“Tuttomercatoëeb” duke u bazuar në burime nga Katalonia, raporton se babai i Messit mund të udhëtojë në Paris sot.

Disa gazetarë thuhet se janë në aeroportin Barcelonës “El Prat” duke pritur ardhjen e Jorges dhe ndoshta edhe Leo.

Raportet nuk përjashtojnë mundësinë që edhe vetë Messi të udhëtojë në Francë brenda kësaj dite, pasi burime të shumta nga Franca, Spanja dhe Amerika e Jugut pohuan se kalimi te PSG është një punë e kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat