Manchester City po përgatitet për sfidën e mbrëmjes

Futboll

Manchester City po përgatitet për sfidën e mbrëmjes

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 15:08
Manchester City po përgatitet për sfidën e mbrëmjes

Manchester City po përgatitet për sfidën e mbrëmjes së sotme kundër Leicester, e vlefshme për Superkupën e Anglisë, me një objektiv të vetëm: fitoren.

Pep Guardiola ka thënë në konferencën për shtyp para ndeshjes se do të bëjë gjithçka është e mundur për të fituar me objektivin e vetëm për t’ia dedikuar suksesin Emilio Ballack, djalit 18-vjeçar të Michael, i ndarë nga jeta pas një aksidenti.

“Ishte një mik i familjes sime. Jemi njohur kur punoja te Bayern Munich. Ishte nja djalosh i mrekullueshëm 18 vjeç, shumë i edukuar, por ka humbur fatkeqësisht jetën në Portugali”, ka thënë Guardiola.

“Dua ta bëjë sa më mirë këtë finale, të provoj ta fitoj për t’ia dedikuar atij fitoren. Kjo fitore do të jetë për ty, Michael, dhe për familjen tënde. Më vjen me të vërtetë shumë keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat