Brazili kampion olimpik, zhgënjim të Spanja

Futboll

Brazili kampion olimpik, zhgënjim të Spanja

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2021 Në ora: 16:05
Brazili kampion olimpik, zhgënjim të Spanja

Brazili është kampion olimpik në futboll. Brazili mbron titullin. 

Kombëtarja olimpike e Brazilit ka shënuar fitore pas 120 minutave, me rezultat 2:1 ndaj Spanjës, në finalen që u zhvillua në stadiumin Yokohama.

Finale e luftuar deri në minutën e fundit, por brazilianët u treguan me vetëmohues dhe arritën fitore të madhe, duke u stolisur me medalje të artë olimpike.

Image

Në minutën e 38-të, braziliani Richarlison nuk u tregua i saktë nga penalltia, duke shpërdoruar rastin më të mirë dhe në anën tjetër me fat Spanja.    

Në fund të pjesës së parë (45+2’), Cunha kalon në epërsi Brazilin falë edhe asistimit të Dani Alves.

Në pjesën e dytë, spanjollët barazuan duke iu falënderuar golit të Oyarzabal në minutën e 61-të. 

Ndeshja shkoi në kohën shtesë dy herë nga 15 minuta, një finale me drithërima por që Brazili doli më i suksesshëm. 

Në minutën e 108-të, Malcom shënon për fitoren e madhe të Brazilit dhe në anën tjetër, i jep goditje vendimtare Spanjës.

Brazili fiton medaljen e artë, ndërsa Spanja të argjendtën dhe Meksika të bronztën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat