Të rinjtë e 2 Korrikut nga Prishtina, kanë shënuar edhe një sukses në futboll.
Ata janë fitues të garës “Kampi VAR”, të cilët triumfuan në finale me rezultat 4:0 ndaj Ramiz Sadikut.
"Kampi VAR" i takon kadetëve verdheblu!
Nëse ky edicion do të mbahet mend gjatë, do të jetë pikërisht për shkak të numrit të trofeve që moshat U-17 të 2 Korrikut fituan.
Thënë ndryshe, kudo që verdheblutë morën pjesë, në çfarëdo gare, fituesit në fund ishin të njëjtit, ishin verdheblutë nën 17-vjeç.
E po njësoj vazhdoi edhe në turneun "Kampi VAR". Të përzgjedhurit e Labinot Hazirit, treguan edhe një herë se çfarë janë në gjendje të bëjnë, dhe kësisoj, ecurinë e mrekullueshme përgjatë turneut, e përmbyllën me një fitore 4:0 në finale, finale kjo që u zhvillua në "Fadil Vokrri" e që vuri verdheblutë përballë rivalit lokal, Ramiz Sadikut.
P.S. jo pa shkas, kjo gjeneratë do të mbahet mend gjatë, do të kujtohet si gjenerata e artë që nuk la trofe për të tjerët, por vetëm i koleksionoj ata në sirtarët e klubit”, njofton faqja e KF 2 Korrikut.